Mesnata afati i fundit, Albin Kurti i vetmi kandidat për kryetar

10/01/2018 18:14

Mesnata është afati i fundit për të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes që duan të kandidojnë për postin e kryetarit.

Pasditen e së mërkurës, kjo parti mblodhi Kryesinë e saj, ku mediat në Kosovë raportojnë se po diskutojnë grupet rivale.

I pari që la mbledhjen, sipas IndeksiOnline, ishte Shpend Ahmeti.

“Po vazhdojnë diskutimet e brendshme. Propozimi ishte për mundësinë e një takimi te përbashkët. Sot përfundon afati për kandidatura. Nuk ka të tjera përveç Albin Kurtit”, tha Ahmeti.

Top Channel