Tommasi prezanton programin: Miratojmë krijimin e skuadrave B

09/01/2018 00:16

Kandidati për kreun e Federatës Italiane të Futbollit, Damiano Tommasi ka premtuar se do të aprovojë menjëherë propozimin për krijimin e skuadrave B, nëse zgjidhet.

Ish mesfushori i Romës dhe Kombëtares Italiane ka vlerësuar idenë e dhënë për krijimin e skuadrave B dhe ka pranuar se nëse zyrtarizohet si president, do t’i hapë rrugë menjëherë këtij projekti.

“Një nga propozimet më interesante që më ka ardhur, është krijimi i skuadrave B. Mendoj se mund t’i hapim rrugë menjëherë këtij propozimi dhe të gjitha skuadrat e interesuara, të krijojnë ekipin e tyre B. Shembujt për këtë i kemi si nga Spanja, ashtu edhe nga liga të tjera europiane”, tha Tommasi.

Top Channel