Interi ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit dhe këtë e ka pranuar publikisht edhe trajneri Spalletti, menjëherë pas sfidës me Fiorentinën, e mbyllur në barazim 1-1.

Pikërisht për këtë arsye, Walter Sabatini ka udhëtuar drejt Kinës, ku po tenton të bindë pronarët kinezë që të financojnë ndonjë afrim të bujshëm, por rezultatet e deritanishme nuk janë aspak shpresëdhënëse.

Kështu, drejtuesi sportiv i zikaltërve vijon të mbetet me sytë nga Barcelona, ku shpreson në ndonjë favor nga miku i tij i ngushtë, Ariedo Braida.

Zikaltrit kanë interes për disa futbollistë të katalanasve, veçanërisht për Rafinhan dhe Deulofeun, por zikaltrit nuk mund të paguajnë asnjë cent për momentin dhe i kërkojnë në formë huazimi.

Që të 2 futbollistët kanë shumë kërkesa në merkato dhe nuk dihet nëse katalanët do të ndihmojnë zikaltrit, apo do të preferojnë t’i shesin menjëherë për të mbushur arkat e zbrazura për të paguar kartonin e Coutinhos.

Top Channel