Qeni-robot që shpërfilli shefin e Sony-t para publikut (Video)

09/01/2018 18:16

Një qen-robot i krijuar nga Sony shpërfilli komandat e shefit ekzekutiv të firmës para publikut.

Roboti që kushton 1 750 dollarë dhe që quhet Aibo mendohet se sillet si një qen i vërtetë dhe i përgjigjet komandave zanore, por në konferencën e prezantimit në Las Vegas nuk e bëri këtë gjë.

“Aibo është një robot autonom dhe shpejt do të bëhet pjesëtar i familjes suaj, apo jo Aibo?”, tha Presidenti i Sony-t, Kazuo Hirai. Pasi e pa që nuk mori asnjë reagim, Hirai tha: “Sapo më injoroi”.

Më pas, qenin-robot ia dorëzoi punonjësve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel