‘Daily Express’ në Angli dhe ‘Diario Gol’ në Spanjë lëshuan bombën mediatike përsa i përket merkatos së transferimeve; Mauro Icardi ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën e Real Madrid.

Një lajm që është hedhur poshtë në mënyrë kategoritë nga personat që janë pranë futbollistit, të cilët e përkufizuan lajmin fals.

Reali i Madridit nuk e ka fshehur asnjëherë interesin e treguar për Mauro Icardin.

Skuadra kampione e Spanjës është në pozita mjaft të vështira në këtë sezon në kampionat dhe tani po kërkon të përforcojë repartin e sulmit duke parë problemet që janë shfaqur në këtë repart.

Kështu që për Icardin nuk munguan spekulimet sic ishte ajo e kryerjes së vizitave mjekësore, pavarësisht se argjentinasi nuk e ka shfaqur asnjëherë dëshirën për t’u larguar nga zikaltrit me të cilët ka një kontratë me klauzolë të zgjidhjes së saj prej 110 milionë eurosh.

Top Channel