Kukësi, Pacult e nis me fitore ndaj Kayserisporit në miqësore

08/01/2018 17:19

Peter Pacult e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në krye të kampionëve në fuqi të Kukësit, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.

Ekipi verilindor, nën drejtimin e trajnerit austriak ka mposhtur 2-1 turqit e Kayserisporit, në miqësoren e parë që zhvillon në tokën turke, ku ka programuar edhe ty ndeshje të tjera me Bursasporin dhe Fenerbahçen.

Autorët e golave për kuksianët kanë qenë Peposhi dhe Shameti, që të dy në pjesën e parë të ndeshjes miqësore, ndërsa Kayserispori ngushtoi diferencën në fund të 45-minutëshit të parë, me autor goli Turan.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më këmbëngulës në kërkim të një rezultati pozitiv, por për fatin e mirë të kampionëve shqiptarë rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Top Channel