Futbollistët më të shtrenjtë në Serinë A, mes tyre edhe Hysaj

08/01/2018 23:45

Studimi i kryer nga Observatori i Futbollit “CIES”, që përllogariti vlerën e futbollistëve të 5 kampionateve më të rëndësishme të kontinentit europian, ka publikuar edhe listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në Serinë A.

Për herë të parë në Top 10 bën pjesë edhe një futbollist shqiptar, që është pikërisht mbrojtësi shkodran i Napolit, Elseid Hysaj.

Futbollisti i kuqezinjve është renditur në vendin e 8, me një vlerë kartoni prej 70.5 milionë eurosh, duke lënë pas Andrea Belottin dhe Frederico Chiesan.

Në përllogaritjet e saj, “CIES” ka marrë parasysh moshën e lojtarit, kohëzgjatjen e kontratës, momentin apo edhe statusin e tij sportiv.

Top Channel