“Vëllezërit Karamazov” në Pekin, romani i Dostojevskit përshtatet si balet

07/01/2018 14:03

Balerinë nga Shën Peterburgu e portretizuan sharmin e kryeveprës klasike ruse “Vëllezërit Karamazov” me një koreografi inovative përpara publikut kureshtar te kryeqytetit kinez, Pekin.

Romani i famshëm i Fjodor Dostojevskit është përshtatur me qëllimin që të vinte në linjë “me një koncept te ri baleti”, të perceptuar dhe promovuar nga Boris Eifman, themeluesi i grupit Eifman Ballet. E përcjellë nga një perspektive e veçantë artistike, kryevepra prezantoi ne teatrin Tiankiao botën letrare ruse ne optiken e një koreografie dhe muzike klasike te shkrire ne stile te ndryshme.

“Është një lloj baleti modern, ndryshe nga ata klasike. mendoj se krahasuar me balete tradicionale si “liqeni i mjellmave” është goxha i ndryshëm në raport me koreografinë, strukturën dhe ritmin”, shprehet Li Jiawei, student.

I themeluar në 1977-tën, “baleti Eifman” i Shën Peterburgut është një prej tre kompanive më të mëdha të baletit sot në Rusi. Teknikat e tij brilante bëjnë që ky grup të dallojë nga të tjerët përsa i takon nivelit të arritjeve artistike në drejtim të baletit kontemporan rus, ndërsa themeluesi i vet ka një pikë të dobët për veprat klasike te cilave synon t’iu japë një ngjyrim modern.

Top Channel