Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet specialistët blutë e qytetit të Fierit arrestuan në flagrancë 35 vjeçarin Arben Demollaj, banues në fshatin Mbyet, Patos.

Bëhet e ditur se arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushk 20, ; në afersi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.

Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Top Channel