Foto ilustruese

Një grabitje me maska ndodhi mbrëmjen e së shtunës në periferi të Korçës.

Sipas policisë, dy personat e maskuar ndaluan një makine në rrugën që çon drejt malit Moravë dhe pasi goditën me sende të forta drejtuesin 35 vjeçar të automjetit.

Dy autorët e grabitjes u larguan me makinën e vjedhur. Policia po i kërkon dhe ka ngritur postoblloqe, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja e tij kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.

Top Channel