A do e ndërronit ekipin e zemrës për 200 mijë euro?! – VIDEO

06/01/2018 17:15

Shumica prej nesh, meshkujt kryesisht, kanë një ekip të preferuar të cilin do të donin që ta ndiqnin çdo ndeshje. Por sa prej tyre do të preferonin të ndërronin ekip.

Tre tifozë të çmendur të Borussia Dortmund, Bayern Munchen dhe Borussia Moenchengladbach janë vënë përballë një oferte që logjikisht nuk mund të refuzohet.

200 mijë euro kesh, një makinë sportive dhe udhëtimin me ekipin e ri për të cilin do të bënin tifo, të paguara nga klubi për të pasuar ata si imazh, ka qenë oferta e bërë gjatë kameras së fshehtë.

Por dashuria për ekipin e zemrës shkon përtej logjikës, e të tre i refuzuan ofertat. Por reagimi i tyre kur kanë dëgjuar “menaxherët”, shkakton edhe të qeshura, pasi do u duhej të zgjidhnin mes zemrës dhe parave.

Po zgjedhja juaj cila do të ishte?!

Top Channel