Një i moshuar humbi jetën këtë mëngjes në Tiranë, si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 në rrugën “Frosina Plaku”, në kryeqytet.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se flakët nisën nga rezistenca që 85-vjeçari përdorte për t’u ngrohur. Tymi i ka shkaktuar asfiksimin dhe zjarrfikësit në momentin e ndërhyrjes e gjetën të pajetë.

Top Channel