Shumë shpejt pritet të nisin fluturimet direkte Tiranë-Tel Aviv. Ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Izrael, ajo e cila nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, ka bërë të ditur lajmin.

Prej kohesh mes dy vendeve është diskutuar vendosja e fluturimit direkt dhe kompania që ka shfaqur interes ka qenë “Israir”, e cila planifikon të zhvillojë dy fluturime në javë Tel Aviv–Tiranë.

Por ende nuk ka asnjë datë të saktë se kur pritet të nis nga puna linja e re ajrore që do lidh Shqipërinë me Izraelin, ndërsa pritshmëritë janë që fluturimi i parë të kryhet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

Top Channel