Muze në shtëpi; Fermeri, koleksion sende mbi 100 vjeçare

03/01/2018 15:02

Ndërsa interesi për muzetë duket sikur është zbehur, ka njerëz që adhurojnë koleksionet dhe banesat e tyre i kanë shndërruar në muze të improvizuar.

Rezart Sall,a nga fshati Shalës i Cërrikut, prej vitesh koleksionon objekte të ndryshme. Ai ka rreth 500 të tilla, ndërsa tregon me pasion historinë e secilit.

“Ky është hekuri i hekurosjes, para se të dilte energjia elektrike. Këtë hekur e mbushnin me prush dhe e mbyllnin”. tregon Rezart Salla, për një prej objekteve të tij të koleksionit.

Koleksioni i Rezartit është i pasur me vegla pune, enë kuzhine, mjete të tjera shtëpiake e artizanale të përdorura mbi 100 vite më parë. Kudo që ka shkuar, ai nuk i ka rezistuar tundimit për të marrë objekte antike, duke mësuar në çdo rast dhe historinë e tyre.

“Nuk mund të quhet një abazhur, i përket një kohe më të hershme gjithmonë para se të shpikej energjia elektrike dhe përdorej me qiri. Kjo i përket një kohe para 150 vitesh”, shpreh ai teksa tregon një tjetër objekt.

E ndërsa koleksioni nisi thjesht si pasion, Rezarti synon ta zhvillojë më tej atë me dëshirën për të hapur një ekspozitë një ditë, në mënyrë që brezat të mësojnë të kaluarën e tyre.

Top Channel