Candreva pështyn në drejtim të tifozëve (Video)

31/12/2017 11:03

Kamerat e Sky kanë kapur mesfushorin e Interit, Antonio Candreva duke pështyrë në drejtim të shkallëve ku ndodheshin tifozët pasi humbi një top.

Publiku duket i pakënaqur me lojtarin, i cili në fillim pështyn e më pas thotë disa fjalë.

Pas ndeshjes, Candreva tha: “Pas një pasimi të gjatë kam sharë dhe kam pështyrë, siç mund t’i ndodhë kujtdo pas një vrapimi. Thjesht isha i inatosur që nuk arrita në kohë te topi. Nuk kishte lidhje fare me tifozët”.

Top Channel