Në 2018 Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj dhe Presidenti Hashim Thaçi e quan një vit jubile.

“Viti që po vjen është viti i dhjetëvjetorit të parë të shtetësisë sonë dhe si jubile duhet të shërbej si motiv shtesë për ne, që të shënojmë progres edhe më të madh për shtetin dhe qytetarët tanë”, shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Presidenti i Kosovës uron qytetarët për një vit të begatë, sidomos për të rinjtë.

“Në këtë natë të ndërrimit të moteve, ju ftoj që t’i kujtojmë më të dashurit tanë që na mungojnë shumë, por së bashku dua që dollinë ta ngremë për brezat e rinj, që po rritën të lirë dhe me të ardhme të sigurt në vendin tonë”, mbyll ai mesazhin e tij.

Top Channel