Montella te Sevilla: Skuadra ideale për idetë e mia

30/12/2017 14:53

Vincenzo Montella u tregua një ushtar i bindur në firmën në kontratën me Sevilla, duke qëndruar strikt në skaletën e klubit spanjoll për vizitën në Muzeun e Trofeve, e më pas prezantimin.

Por, trajneri italian që u shkarkua nga Milan dhe u zgjodh nga andaluzianët për t’i dhënë një tjetër drejtim sezonit në La Liga, premtoi se do të zbatojë vetëm idetë e tij.

“Falenderoj Presidentin për mundësinë e pabesueshme që të drejtoj Sevijën. Objektvi im është që të fitoj trofe dhe ky është një klub ku do të shpreh qartë idetë e mia. Kur kam luajtur në këtë qytet me fanelën e Fiorentinës, jam dashuruar me stadiumin dhe klubin”, tha trajneri i ri Montella. Por, italiani së pari duhet të gjejë recetën e duhur për të ringritur formacionin andaluzian nga vendi i pestë dhe dy pikë më pak se Reali i Madridit.

Në 3 ndeshjet e fundit Sevija ka marrë 2 humbje dhe një barazim. Debutimi i Montelës do të jetë në 6 janar në një ndeshje speciale si derbi kundër Betisit.

“Nuk kam patur mundësi të shoh paraqitjet e fundit, por dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Kam në shumë derbi si futbollist dhe në jo pak të tillë dhe si trajner. E di që është ndeshje ndryshe nga të tjerat, por është e bukur ta nis aventurën në La Liga kështu. Do na duhet të vendosim zemrën në fushë”, tha Montella.

Top Channel