Festat në Digital janë ndryshe. Sidomos kur atmosferës së tyre iu bashkohen si çdo vit bashkë-atdhetarët tanë që mbërrijnë nga jashtë.

Gjallëria nuk ndjehet vetëm në pikat hyrëse kufitare dhe në Aeroportin e Rinasit ‘Nënë Tereza’, por edhe në rrugët e qyteteve e sheshet publike. Gjysma jonë që jeton larg nesh, tashmë ka mbërritur.

Dhe në këto ditë festash e gëzimesh, Digitalb është gjithmonë me ju dhe pranë jush, jo vetëm me programin e përzgjedhur, por duke ofruar edhe një superofertë.

“Uljet marramendëse, jo vetëm në abonime, por edhe 50 përqind zbritje për dekoderin satelitor, ndërsa atë tokësor e përfitoni tërësisht falas”, u shpreh Manjola Sinoimeri, nga shërbimi i klientit në Digitalb.

Por nuk mbaron me kaq, pasi Digitalb ka menduar të dhurojë falas Popcorn dhe “Digitalb Kudo” përgjatë gjithë kohës së abonimit tuaj.

“Fëmijët do të kënaqen me programe të larmishme e filma të dubluar në shqip nga më të shumë-llojshmit e më të përzgjedhurit, ndërsa të apasionuarit e sportit do të gjejnë eventet më elitare, si dhe gjithçka që ndodh me dhe rreth Kombëtares Kuq e Zi”, tha Manjola Sinoimeri

Digitab për shkak të fluksit tejet të madh në të gjitha pikat e shitjes, e shtyn afatin e ofertës deri më 7 janar.

Top Channel