Napoli ka arritur ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2017. Skuadra e Sarrit ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Crotones dhe ka siguruar vendin e parë të Serisë A, për vitin 2017, që e bën njëkohësisht edhe kampione të dimrit.

Vendimtar ka qenë një gol i golshënuesit më të mirë napolitan, kapitenit Marek Hamsik, në minutën e 17, që i dha 3 pikët ‘të kaltërve’. Sllovaku shënoi një gol të bukur nga brenda zonës, duke përfituar nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve të Crotones.

Në fushë nuk arritëm të shihnim një derbi shqiptar, pasi ndonëse Hysaj ishte titullar si zakonisht, Ajeti ishte i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë.

Për Napolin dhe Crotonen përfunduan sot të 19 ndeshjet e fazës së parë, ku skuadra e Sarrit ia doli të grumbullojë 48 pikë, duke u konfirmuar si kandidatja kryesore për të fituar titullin kampion në maj.

Nga ana tjetër, Crotone e mbyll fazën e parë në zonën e ftohtë të renditjes dhe sërish këtë sezon, do të duhet të bëjë mrekullinë në fazën e dytë.

Top Channel