Interi tani është vërtet në krizë. Eliminimi në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Milani tregoi se diçka është thyer te kjo skuadër, që deri në 9 dhjetor në Itali u përkufizua si zbulimi i sezonit. Barazimi 0-0 në “Allianz Stadium” solli shumë lëvdata për Interin, duke qenë se doli i padëmtuar nga impianti më i vështirë i Serisë A.

Pas kësaj, Interi pësoi një rënie të dukshme jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë e gjendjen fizike. Me Pordenonen, Interi të fitojë vetëm pas 11-metërshave, ndërkohë që ky rezultati shoqërua edhe me humbjet ndaj Udineses, Sassuolos dhe kjo e fundit në derbin me Milanin.

Ajo që shqetëson më shumë Interin është sulmi. Në 5 ndeshjet e fundit zikaltrit kanë shënuar vetëm 1 gol, ai in Icardit ndaj Udinezes që tregon handikapin e kësaj periudha në këto ditë të fundit. Perisic nuk është konstant përpara portës dhe nuk është në formën më optimale. Candreva, këtë vit nuk po sjell asgjë, ndërsa edhe mesfusha nuk po jep aq sa duhet.

Por për fatin e tij të mirë, Spalletti nuk ka shumë kohë për të qarë këtë eliminim nga Milani në Kupën e Italisë. Të shtunën është ndeshja me Lazion në “San Siro”, që konsiderohet si sfida direkte për të blinduar një prej vendeve të zonës Champions.

Nëse Interi fiton, bilanci për këtë pjesë të parë do të jetë gjithsesi pozitiv për Interin, në rast të kundër gjithë puna e bërë për 3 muaj do të hidhet poshtë në harkun e 20 ditëve, aspekt ky të cilin Spalletti nuk dëshiron aspak ta çojë nëpër mendje.

Top Channel