Barcelona nuk dorëzohet, deri në fund për Coutinho

28/12/2017 12:44

Barcelona tenton sërish transferimin e Coutinho. “Mundo Deportivo” ka shkruar se drejtuesit “Blaugrana” do të kenë sërish bisedime me pronarët amerikanë të klubit anglez.

Megjithatë, te Barcelona nuk po nxitohen pasi kanë një muaj të tërë përpara për të arritur një marrëveshja aq të dëshiruar.

Braziliani, i cili nuk mund të aktivizohet në Champions, konsiderohet si njeriu ideal që i jep Iniestës mundësinë për të “marrë frymë”.

Top Channel