Argjent Gafurri zyrtarizohet te Flamurtari

28/12/2017 01:07

Prej ditësh qarkullonte lajmi për mbërritjen te Flamurtari të Argjent Gafurrit, por sot është bërë zyrtare. Sulmuesi anësor ka mbërritur sot në Vlorë dhe pasi ka nënshkruar, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me bluzën e Flamurtarit.

Argjent Gafurri është shqiptar nga Maqedonia, luan si sulmues anësor dhe së fundi është aktivizuar për skuadrën e Xhepçishtit, Renovën.

29-vjeçari është një futbollist me mjaft eksperiencë dhe në 222 takime për Renovën, ka shënuar 35 gola dhe ka asistuar në 23 të tjerë, ndërsa pritet të ndihmojë shumë skuadrën e Duros.

Kështu pas sulmuesit azer, Muarem Muarem dhe atij serb, Nedjelkoviç, vlonjatët bëjnë një tjetër goditje në repartin e avancuar, për t’i garantuar skuadrës së Duros më shumë gola.

Top Channel