Sevilja pa trajner, Montella është alternativë

26/12/2017 14:04

Pas eksperiencës aspak të mirë te Milani, karriera për trajnerin Montella mund të ketë vazhdimësinë në Spanjë.

Montella është ndër emrat e preferuar te Sevilja, që po kërkon zëvendësuesin e Eduardo Berizzo, i shkarkuar më 22 dhjetor. Presidenti dhe drejtori sportiv i skuadrës ndodhen në Romë për të realizuar objektin e tyre, ndërkohë që alternativa janë Ancelotti, Mazzarri, Guidolin, Tuchel dhe Garcia.

Ndërkohë duke parë rezultatet e dobëta që ka marrë Gattuso në javët e fundit, shumë besojnë së një muaj pas shkarkimit Montella mund të thirret sërish në detyrë te Milani. Një skenar pak i vështirë, por i realizueshëm, edhe pse trajneri duket se pëlqen më shumë trajningun jashtë Italisë.

Sipas asaj që shkuan Estadio Deportivo, Montella ka profilin e duhur për të marrë vendin e lënë bosh nga Berizzo. Është pikërisht kjo media që ka zbuluar se drejtori sportiv i Seviljes, Oscar Aris ndodhet në Romë për të diskutuar mundësitë e transferimit të trajnerit në Spanjë.

Top Channel