Në javën e 20 të Premier League, Lingard shpëtoi nderin e Manchester United vetëm në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Burnley, të luajtur në “Old Trafford”.

Pas pjesës së parë me avantazhin e dy golave të miqve, Lingard shënoi dy gola në minutat 53 dhe 92, duke vulosur ndeshjen në rezultatin 2-2.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka tashmë një avantazh vetëm prej një pike nga Chelsea i vendit të tretë, që fitoi 2-0 ndaj Brighton. Golat për “Blutë” e Londrës u shënuan nga Morata (46’) dhe Alonso (60’).

Në ndeshjet e tjera, Tottenham shkatërroi 5-2 Southampton, Bournemouth-West Ham 3-3, Huddersfield-Stoke 1-1, Watford-Leicester 2-1 dhe WBA-Everton 0-0.

Top Channel