Pankina e Teutës/ Largohet Magani, pritet Nica

26/12/2017 23:59

Mungon vetëm komunikimi zyrtar, që Gugash Magani të largohet nga drejtimi i skuadrës së Teutës.

Trajneri peqinas nuk ka drejtuar seancën e sotme stërvitore të bregdetarëve, ndërsa pritet të zyrtarizojë largimin e tij nga skuadra që drejton prej më tepër se një viti.

Ndërkohë, pritet që vendin e Maganit te Teuta ta zërë pikërisht Stavri Nica, që do të ndihmohet nga Ilir Biturku. Nica drejtoi Laçin në javët e para të Superiores, ndërsa më pas dha dorëheqjen, për shkak të kontestimeve që kishte për merkaton e kryer nga klubi.

Nga ana tjetër, Magani pritet të marrë drejtimin e Partizanit, por ende askush nga palët nuk e pranon zyrtarisht këtë hipotezë.

Top Channel