Kovaçiç në radarët e Juventusit

26/12/2017 00:19

Mateo Kovaçiç duket shumë pranë rikthimit në Serinë A, por këtë herë te kampionët në fuqi, Juventusi. Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Allegri dhe drejtuesit e klubit bardhezi janë angazhuar për t’i plotësuar dëshirën teknikut.

Mediet spanjolle raportojnë se Juventusi ka kërkuar zyrtarisht informacione për Kovaçiçin, duke u treguar i gatshëm ta marrë në huazim me detyrim blerjeje në verën e 2018-ës.

Te kroati, Allegri shikon futbollistin e duhur për të luajtur bashkë me Pjaniç dhe Matuidi në mesin e fushës, duke parë se Khedira dhe Marchisio nuk ofrojnë garanci fizike për të përballuar intensitetin e në pjesën deçizive të sezonit.

Kovaçiç gëzon edhe mbështetjen e Zidanes në Madrid, por mesfusha e tejmbushur me kampionë ka bërë që hapësirat në dispozicion të tij, të jenë të pakta. Operacioni I transferimit të Kovaçiç në Torino mund të mbyllet për një shumë prej 45-50 milionë eurosh.

Top Channel