Inter, Perisiç po kalon momentin më të keq

26/12/2017 12:27

Nëse Interi nuk ka shkuar mirë në 3 javët e fundit kjo është edhe për shkak të rendimentit të ulët të kroatit Ivan Perisiç.

Kroati që deri tani ka qenë pikë referimi për skemat e trajnerit Spalletti. Në 3 ndeshjet e fundit Perisiç ka qenë nga më të dobëtit në fushë dhe me shumë gjasa në derbin e Kupës së Italisë me Milain mund ta nisë nga stoli.

Loja e tij në të majtë ka qenë një armë shkatërruese për kundërshtarët. Së bashku me italianin Candreva ata kanë nisur një lum krosimet për Icardin në ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon. Dhe nëse Candrea ende nuk ka shënuar asnjë gol në këtë sezon, Perisiç ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 6 asist.

Pas tregolëshit që shënoi ndaj Chievos, Perisiç ka qenë ndër më të dobëtit, përfshi përballjen me Juven, Udinezen dhe Sassualon. Shumë pak agresiv para portës: asnjë gol dhe vetëm 3 gjuajtje në portë, pak krosime dhe asnjë assist, shumë gabime në pasime dhe vetëm një driblim në këto ndeshje. Dhe problemi është më shumë mental se fizik.

Në vigjilje të takimit me Milanin, Spalletti mund ta lërë në stol, të pushojë për ndeshjen Inter-Lazio, shumë e rëndësishme për kampionatin. Alternativa për të janë Candreva, Eder ose Cancelo nga e majta. Ajo që është e qartë është se Inter ka shumë pak alternativa dhe për të mbajtur një ritëm të lartë duhet Perisiç më i mirë.

Top Channel