Dybala, në horizont shfaqet Manchester

26/12/2017 11:37

Paolo Dybala nuk po kalon një moment të mirë te Juventus. 3 pankinat radhazi në kampionat janë sinjali i qartë që ka diçka që nuk shkon me argjentinasin.

Kësaj i shtohen edhe zërat se Mourinho kërkon ta bëjë pjesë të skuadrës së tij. Sipas Daily Star, Manchester United është gati të shpenzojë deri në 70 mln euro për ‘Joya’, që ka humbur shkëlqimin në Torino.

Në Angli duket të kenë bërë edhe planin për të realizuar këtë transfertë. Njeriu kyç për këtë manovër mund të jetë Javier Ribalta, që nga shefi i zbulimit të taleneteve të Juves, ka kaluar te Manchester United. Dhe raportet direkte mes klubeve lehtësojnë më shumë operacionin e transferimit, veçanërisht pas çështjes Pogba.

Në këto kushte e ardhmja e Dybala nuk lidhet as me Real Madrid dhe as me Barcelonën. Për momentin të gjitha këto mbeten zëra merkato, ndërsa Allegri në krahun tjetër po kërkon ta bëjë sërish të vlefshëm për skuadrën.

Top Channel