Cancelo siguron edhe 6 muaj me Interin

26/12/2017 12:02

Interi ka vendosur të mbajë portugezin Joao Cancelo, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave spanjolle, zikaltrit do ta kenë ende në “provë” mbrojtësin portugez të huazuar nga Valancia, para se të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë apo ajo për të mbajtur 23-vjeçarin.

Shtyrja me të paktën edhe 6 muaj të qëndrimit të portugezit në Itali, ka plotësuar një dëshirë të Spallettit, shkruan El Desmarque.

Top Channel