Publikohet formacioni i vitit në Premier League (Foto)

25/12/2017 22:46

Goal.com ka publikuar formacionin e vitit 2017, në Premier League ku vihet re se 11-shja dominohet totalisht nga Manchester City.

Plot 8 futbollistë të skuadrës së Guardiolës janë pjesë e formacionit më të mirë të vitit, ndërsa 11-shja plotësohet nga Salah i Liverpool, Tarkowski i surprizës Burnley dhe De Gea i skuadrës tjetër të Manchesterit.

Në fakt, skuadra e Guardiolës ka dominuar totalisht edhe pjesën e parë të sezonit në Premier League, ku ka fituar 18 nga 19 ndeshje dhe kanë barazuar 1, duke kryesuar bindshëm me 55 pikë, 13 më tepër se United që e ndjek.

Skuadra e Guardiolës ka një ecuri mjaft të mirë edhe në Champions League, ku fitoi 5 nga 6 ndeshjet dhe ishte nga skuadrat e para që siguruan kualifikimin.

FOTO GALERI
1/11
1. David De Gea - manchester United

Top Channel