“Para Interit, nuk vlen dajaku”

25/12/2017 10:39

5 pikë në 5 javët e fundit të Serie A. Milani kërkon të rikthehet pas nokautit kundër Atalantës, e të mërkurën luhet derbi kundër Interit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë.

E pikërisht në këtë ndeshje Milani kërkon që të rigjejë forcën e qetësinë.

Shoqëria kuqezi dikton një qëndrim befasues dhe e bën këtë përmes një shkrimi të postuar në uebsajtin zyrtar. “Asnjë gjyq, pa kërkuar faj dhe fajtorë, tani është koha për të qëndruar së bashku dhe për të punuar. Një mesazh për lojtarët dhe për tifozët, mbi të gjitha: Dajaku dhe elektroshoku tani vlejnë pak. Duhet dashuri, mbështetje dhe durim”.

Top Channel