Mata, sukses me nismën “Common Goal”

25/12/2017 16:08

Juan Mata rezultoi i suksesshëm me fondacionin e tij “Common Goal”.

Mesfushori spanjoll i Manchester United krijoi këtë iniciativë për të afruar akoma më shumë futbollin me personat në nevojë. Ideja e këtij fondacioni është që çdo futbollist, ashtu sikurse edhe ai, të japë 1% të pagës për bamirësi për llogari të “Common Goal”.

Apeli i spanjollit nuk ra në vesh të shurdhër. Janë të shumtë ata futbollistë që i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Matës, duke u bashkuar me të në synimin për këtë afrim të dy botëve të ndryshme. Mes lojtarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë bamirësie janë Giorgio Chiellini, Matts Hummels dhe Kasper Schmeichel.

Nuk mbeti indiferent në këtë nismë të futbollistit spanjoll as Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili pranoi që të japë për bamirësi 1% të pagës së tij. Kjo shifër prej 1% e pagës duket se nuk është një shifër e konsiderueshme për lojtarët, por është e rëndësishme për të ndryshuar jetët e personave të tjerë që po hasin në vështirësi të mëdha.

Top Channel