Emmanuel Eboue shokon botën e futbollit me rrëfimin e tij. Ish mbrojtësi i Arsenalit në një intervistë për tabloidin Daily Mirror ka rrëfyer për jetën e tij dhe vështirësitë e mëdha financiare me të cilat po përballet për shkak të divorcit nga bashkëshortja e tij një situatë që u krijua në vitin 2011 kur Eboue u transferua te Gallatasaraji.

“Kam humbur gjithcka, nuk kam kurajon që të hap dyert e shtëpisë.Të gjitha paratë që fitoja te Gallatasaraji ia kaloja të gjitha bashkëshortes sime për t’u kujdesur për fëmijët për të mbajtur familjen të lumtur”, ka thënë ai.

Më pas erdhi edhe divorci mes Eboue dhe Aurelie(Oreljë) dhe raporti mes tyre nuk mbeti aspak miqësor, me ish futbollistin që prej 6 muajsh nuk takon as fëmijët e tij.

‘Nuk mund të shoh fëmijët e mi dhe në proces humba të gjitha paratë që më kishin mbetur.Tani nuk kam asgjë dhe nuk mund ta paguaj avokatin.’Nuk mund t’i lejoj vetes të blej as një lavatrice. Rrobat e mia i laj të gjitha me dorë. Duart i kam të ashpra sikur të kem punuar në fabrikë”, vijon rrëfimi shokues.

Por telashet e Eboue shtohen edhe më shumë nga vendimi i Gjykatës për t’i lënë ish bashkëshortes së tij edhe shtëpinë e tij që ka ne Enfield, një lagje e Londrës.

‘Nuk dua t’ia jap këtë shtëpi asaj.Herë pas here fik dritat pasi nuk dua që njerëzit të kuptojnë se jam brenda. Kam frikë dhe në këtë moment do të pranoja cdo lloj ndihme. nëse Arsenali do të bëjë një hap të tillë do të jem vërtet i lumtur. Kur shoh ish shokët e mi të skuadrës që luajnë ende futboll jam i lumtur për ta, dhe ndjej turp për situatën time. E pranoj se në të kaluarën kam menduar vetëvrasjen”, thotë Eboue.

 

Top Channel