Sarri supersticioz: Ja si reagon kur shikon renditjen (Video)

24/12/2017 18:01

Napoli ia doli të festojë Krishtlindjet si kryesues dhe me shumë gjasa do të shpallet edhe Kampion i Dimrit, pasi fundjava e ardhshme rezervon një sfidë të lehtë në letër, atë me Crotonen.

Në një lidhje direkte në një nga emisionet sportive në Itali, trajneri i Napolit pyetet se si është, pasi i tregojnë renditjen e Serisë A dhe Sarri jep një përgjigje epike.

“Mua më duket se jam mjaftueshëm mirë dhe më vjen të prek …., për të larguar syrin e keq”, tha Sarri duke shkaktuar të qeshura në studio.

Top Channel