Rekordet që theu Messi në “Klasike”

24/12/2017 08:45

Edhe pse nuk shkëlqeu si zakonisht, Leo Messi theu plot tre rekorde në “Klasiken” e parë të sezonit Real-Barça.

Argjentinasi, me golin e tij me 11-metërsh, u shndërrua në lojtarin që i ka shënuar më shumë gola Realit në historinë e kampionatit spanjoll (17).

Pasimi i tij për golin e Aleix Vidal ishte asisti numër 200 i Messit me fanelën e Barcelonës.

Gjithashtu, me golin e tij, Messi arriti shifrën 15 për këtë sezon, duke u bërë i vetmi lojtar në historinë e kampionatit spanjoll që shënon 15 ose më shumë gola në 10 sezone radhazi.

Ndërsa Barcelona, me fitoren në “Santiago Bernabeu” arriti të triumfonte në 3 ndeshje radhazi për herë të parë në histori në stadiumin e rivalit historik.

Top Channel