Gjykata Speciale, pendohen deputetët: Nuk e dinim se çfarë po bënim

23/12/2017 12:20

43 deputetë të Kuvendit të Kosovës i dhanë të premten dritën jeshile kryesisë që të ftojë një seancë të jashtëzakonshme për të votuar rreth shfuqizimit të ligjit për gjykatën speciale.

Por një ditë më vonë, pas stuhisë së kritikave që vërshuan nga ndërkombëtarët, disa prej deputetëve pretendojnë e nuk e kanë ditur cfare po bejne. Deputeti i Nismës, Milaim Zeka flet per mashtrim. Ne profilin e tij në “Facebook”, Zeka tha se kishin menduar se do të debatonin rreth peticionit të bërë nga Ovl-Uçk për çështjen e Speciales, e prandaj kishin nënshkruar.

“Nënshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe për qëllime krejt tjera. Kur pashë ambasadorin amerikan, dhe atë britanik atëherë po e kuptoja lojën e dikujt për ta goditur pavarësinë e Kosovës, pastaj edhe miqësinë me perëndimin”, ka shkruar ai.

Shumica e firmëtarëve ishin deputetë të koalcionit PAN- si dhe gjashtë të tjerë të komuniteteve joshqiptarë. Në mesin e tyre ishte edhe deputeti Danush Ademi. Ky i fundit nuk kishte edhe aq shumë informacione se për çfarë bëhet fjalë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai tha se ka hedhur firmën duke menduar se është për të mirën e qytetarëve të Republikës. Kryesia e Kuvendit bëri dy tentativa për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve nënshkrues për një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohej projektligji për shfuqizimin e ligjit po ndërhyrja e ambasadorëve të huaj të cilët thirren në takim opozitën e përbërë nga Vetëvendosje e LDK, dhe deputetët serbë, pengoi formimin e kuorumit.

Reagimet e komunitetin ndërkombëtar ishin alarmante. Ambasadori amerikan Greg Delaui e quajti të turpshme përpjekjen; ai britanik Ruari O’Conell u shpreh i tmerruar duke paralajmëruar shkatërrim për Kosovën, ndërsa shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova tha se “nisma do të rrezikonte të gjithë punën e përbashkët gjatë viteve të kaluara në fushen e sundimit e ligjit dhe drejtësisë”.

 

Top Channel