Gjykata Speciale në Kosovë, Haradinaj-ambasadorëve: Do të dëgjojmë Kuvendin

23/12/2017 18:06

Pavarësisht paralajmërimeve e deklaratave të forta të ndërkombëtarëve lidhur me iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, qeveria kosovare duket e vendosur të mos heqë dorë.

Ambasadoret e SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës e Italisë i shkuan në zyrë kryeministrit Ramush Haradinaj për të diskutuar lidhur me çështjen. Ndërsa i falenderoi për mbështetjen e ofruar Kosovës, ai theksoi se qeveria do t’i respektojë vendimet e të zgjedhurve të popullit.

“Obligimet që ka qeveria e vendit ne i zbatojmë, por obligimet i marrim nga Kuvendi. Nëse Kuvendi vendos ndryshe ne i zbatojmë, pra e respektojmë vendimin, vullnetin, kërkesat e të zgjedhurve të popullit e që është Kuvendi. Kuvendi me ka punësuar, me ka votuar dhe ai është punëdhënësi im”, tha Haradinaj.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi ju përgjigj përmes një postimi në “Twitter” paralajmërimeve të ambasadorëve të huaj se e ardhmja e Kosovës është në rrezik, duke thënë se bëhet fjalë për spekulime.

Qeveria kishte planifikuar një mbledhje ditën e shtunë për të diskutuar për Specialen, por pak përpara mbajtjes se saj njoftoi anulimin. Të premten, 43-deputete kërkuan në mënyrë të bëftë përmes një peticioni mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke shkaktuar alarmin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët hyjnë në ambientet e Kuvendit.

Ndërhyrja e tyre, duke thirrur në takim deputetët serbë dhe opozitën e përbërë nga Vetëvendosje dhe LDK nuk lejoi formimin e kuorumit.

Por një ditë më vonë, shumë nga firmëtarët e kërkesës së propozuar nga PDK thonë se ishin bërë pre e një mashtrimi e së nuk e kishin kuptuar se çfarë po nënshkruanin. Në profilin e tij në “Facebook” deputeti i Nismës Milaim Zeka tha se firmat u mblodhe me hile dhe për qëllime krejt tjera.

Gjithashtu përfaqësuesi i komunitetit Ashkali Danush Ademi, pohon se nuk kishte shumë informacione se për çfarë bëhet fjalë. Edhe Vetëvendosje, e cila kërkon prej kohësh shfuqizimin e Speciales pohoi se pati një ngutje të pashpjegueshme nga Thaçi e Haradinaj. Aleanca e Kosovës se re doli me një qëndrim zyrtar duke thënë se aleatet e përhershëm të tille si SHBA nuk duhet të sfidohen. Sipas një burimi të cituar nga koha ditore shkaku i nismës së papritur janë informacionet për ngritjen e aktakuzave të para ndaj disa politikanëve në prag të Krishtlindjeve.

Top Channel