Gafa e Ronaldos që shtëngu “Bernabeun” – VIDEO

23/12/2017 17:40

Reali i Madridit dështoi në “El Clasico” e parë të këtij sezoni, duke u mposhtur 0-3 nga Barcelona në “Bernabeu”.

Edhe pse nga pika e penalltisë, Messi arriti të gjejë rrjetën në këtë ndeshje, ndërsa e kundërta ndodhi me Ronaldon.

Portugezi, i cili vetëm pak ditë më parë u shpall për herë të pestë fitues i “Topit të Artë”, nuk mundi të shënonte, madje bëri një figurë të keqe në pjesën e parë, kur ndeshja ishte ende e barabartë.

Ronaldo mori një top në zonën kundërshtare dhe tifozët për pak nisën festën, por sulmuesi bëri një veprim që nuk i ka aspak hije, duke dalë huq.

Top Channel