Messi mbetet padyshim një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe për ta parë apo ta takuar, tifozët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.

Në fakt “Messi mania” i shtyn njerëzit të bëjnë edhe gjëra jashtë normales, si në rastin e Norma Franchini, një 54-vjeçare e apasionuar pas futbollit dhe e argjentinës.

Gruaja ka vendosur që të bëjë një tatuazh gjigand të yllit të Barcelonës. Sipas “Ole” dhe “Clarin”, për të realizuar tatuazhin gjigand në shpinë është dashur më shumë se 5 orë, por përfundimi ka qenë vërtetë fantastik. Fytyra e Messit është identike në shpinën e 54-vjeçares.

Top Channel