Një bombë e fuqishme ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në Gjykatën e Apelit në Athinë.

Shpërthimi u shënua në orën 03:25 të mëngjesit të së shtunës dhe fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia tha se mekanizmi shpërthyes u vendos në Rrugen Lukareos, në murin anësor të gjykatës prej dy personave të panjohur që udhëtonin me një motoçikletë.

Dëshmitarë okularë thanë se në momentin që autorët po vendosnin jashtë godinës çantën në të cilën ishte vendosur bomba, roja i godinës i pikasi dhe tentoi të afrohej, por terroristët qëlluan në ajër me një armë Kallashnikov, çka e detyroi atë të tërhiqet. Dyshohet se aksioni i terrorist ishte i mirë organizuar deri në detaje.

Policia tha se persona të panjohur kishin telefonuar në redaksinë e një portali online për të paralajmëruar shpërthimin ndaj dhe policia mundi të bllokojë lëvizjen në rrugët pranë gjykatës.

Shpërthimi ishte i fuqishëm. Prej valës goditëse u thyen xhamat në godinën e gjykatës dhe në disa banesa aty pranë.

Autoritetet besojnë se akti terrorist është vepër e organizatës terroriste greke “OLA”, një organizatë marksiste që vepron prej disa vitesh dhe ka kryer disa sulme të ngjashme.

Top Channel