Matt Damon jashtë “Ocean’s 8”?

22/12/2017 10:08

Matt Damon vazhdon të humbasë fansa me komentet e tij mbi ngacmimet seksuale në industrinë e filmit. Nuk e ka ndihmuar aspak fakti që ka pasur një lidhje shoqërore të gjatë me Harvey Wenstein.

Por tashmë kjo mind të prekë karrierën e aktorit fitues të Oscar, 47-vjeçar. 13mijë persona kanë firmosur një peticion të eënjten që ai të mos jetë në kastin e Ocean’s 8, filmi që pritet të dalë në 2018, me në krye të listës Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Heathaway, Sarah Paulson, Mindy Kaling, Helena Bonham Carter dhe Rihanna.

Peticioni i është drejtuar producentit të Ocean’s 8, George Clooney, i cili është mik i mirë me Damon dhe Steven Soderbergh.

Matt, në peticion e quajnë të “pandjeshëm” për komentet e tij mbi abuzimet seksuale të cilat janë parë si të papërshtatshme.

“Përfshirja e Damon në film, do të minimizonte natyrën serioze të akuzave kundër abuzuesve seksualë si Wenstein, tregimi i një mosrespekti masiv për femrat që flasin”, thuhet në peticion.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel