Vlashent Sata në New York; Artisti shqiptar jep koncert me rastin e festave

21/12/2017 23:36

Vlashent Sata është më të vërtetë një artist i hapur, me shije e dashuri për vendin e tij, duke e pasqyruar në çdo krijim, që nga kujtimet e fëmijërisë e deri më pas.

Pas koncerteve në disa qytete të ndryshme të Evropës, të enjten ai jep një koncert në New York me rastin e festave të fundvitit, i përzgjedhur nga Konsullata e Kosovës dhe Studio “Fadil Berisha”.

“Është diçka shumë e veçantë sepse nëpërmjet Kulturës ne shpalosim edhe më mirë vlerat tona dhe identitetin e asaj çfarë mund të na përfaqësoj edhe më mirë”, shprehet Vlashent Sata, kantautor.

Qëllimi është promovimi i kulturës sonë mes njerëzve që i përkasin kulturës, gazetarisë, diplomacisë e politikës.

Këngët e përzgjedhura në koncert janë nga albumi “Hana”, të adoptuara me muzikën jazz.

“Jam shumë krenar dhe mirënjohës për besimin që më kanë dhënë, për zgjedhjen e tyre, për vlerësimin e muzikës dhe teksteve të mia. Legjendave që na një lloj forme na përfaqësojnë dhe tregojnë historitë tona të vërteta, aty ku jemi rritur”, u shpreh Vlashent Sata.

Top Channel