Raiola, në Milano për Donnarummën. Shtyhet takimi me Fassonen

19/12/2017 16:49

Mino Raiola ka zbritur në Milano prej fillimjavës, me synimin për t’u takuar me administratorin e deleguar Marco Fassone mbi të ardhmen e Gigio Donnarummës, diçka që pritet me vendosmëri nga tifozët milanistë e jo vetëm.

Plot 48 orë nga ndeshja me Veronën, Raiola shkeli në qytetin italian, por deri më tani ka folur vetëm me portierin e Milanit, me të cilin, sipas fakteve raportohet po vazhdojmë. Asnjë takim, ndërkohë, me Fassonen, gjë që është shtyrë për t’u zhvilluar në ditë ndoshta më të qeta…kur Milani shpreson të jetë më i qetë sesa dje, sesa java e kaluar, apo edhe sesa këto 6 muajt e fundit tejet të turbullta.

Vëmendja në këto momente është spostuar nga Donnarumma, më së shumti te skuadra, Gattuso, por edhe Suso i ndëshkuar me karton të kuq.

Ndërkohë, për Gigio Donnarummën, pas disa muajsh në qendër të vëmendjes gjatë verës, duket se është kthyer sërish një sensacion. Në Verona, megjithatë, mori disa duartrokitje nga tifozët e Milanit, që mund të konsiderohet edhe si një pajtim.

Gjithsesi, qetësia me të duket se i paraprin gjithmonë një stuhie. Zërat se janë të shumtë agjentët e interesuar të përfitojnë nga tensioni mes Raiolës dhe Milanit janë të shumtë. Sigurisht, kush nuk do të donte të ishte agjenti i portierit më të ri dhe më të fortë të Italisë?

Raiola dhe Fassone duken për momentin më të përmbajtur, kjo sepse shitja në janar është thuajse e pamundur të ndodhë, por verën e ardhshme gjërat mund të ndryshojnë.

Massimiliano Mirabelli, drejtor sportiv i Milanit, e ka dhënë së fundi mendimin e tij.

“Ne nuk kemi ndonjë arsye për ta larguar Gigion. Ai nuk dëshiron të ikë, e dashuron këtë fanellë dhe është i kënaqur të qëndrojë me ne, kështu që ecim përpara pa probleme. Ky është një kapitull i mbyllur. Si do i përgjigjesha Raiolës? Me një buzëqeshje. Llogaritë do t’i bëjmë vetëm në fund”.

Top Channel