City “vesh me ar” Guardiolën

18/12/2017 12:54

Manchester City kërkon të shndërrrojë Pep Guardiolën në Alex Fergusonin e “Citizens”.

Mësohet se drejtuesit e klubit anglez po përgatisin një kontratë shumëvjeçare për katalanasin, të cilin e konsiderojnë si një trajner unik, ashtu siç ishte Ferguson për Manchester United.

Guardiola ka me Manchester City një kontratë deri në vitin 2019 dhe “Citizens” kanë vendosur që të rrisin pagën e 46-vjeçarit nga 16 milionë në 22 milionë paundë në sezon, që e bën atë trajnerin më të paguar në botë.

Guardiola punoi 4 sezone me Barcelonën dhe 3 sezone me Bayern Munchen, për të qëndruar më pas një vit pushim. Pas një sezoni jo shumë të mirë në vitin e tij të parë te Manchester City, këtë vit duket se skuadra e tij është e projektuar të fitojë tituj dhe objektivi madhor i “Citizens” është fitorja në Ligën e Kampioneve.

Top Channel