Vrasje me armë zjarri në Shkodër

17/12/2017 12:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Grudë të Shkodrës. Policia ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas policisë, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Angjelin Shkami 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim edhe me grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Top Channel