Putin falenderon Trump, CIA ndal sulmin terrorist në Rusi

17/12/2017 19:38

Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi homologun e tij amerikan Donald Trump për ndihmën e ofruar për parandalimin e një sulmi terrorist në Shën Pjetërburg.

Mediat ruse raportuan më herët se të dhënat e siguruara nga CIA ndihmuan shërbimet e sigurisë që të gjenin dhe arrestonin disa terroristë, diçka që konfirmohet edhe nga telefonata e Putin për Trump.

Lideri rus shprehu mirënjohjen e tij gjatë telefonatës dhe tha se Rusia do të ndajë gjithnjë informacione me SHBA në raste të tilla. Putin gjithashtu i kërkoi Trumpit t’i shprehë përgëzimet e tij drejtoritë të CIA-s Mike Pompeo dhe ekipit të operativëve amerikanë që grumbulluan informacionin shumë të dobishëm që mjaftoi për të ndaluar anëtarët e grupit terrorist.

Autoritetet ruse më herët bënë me dije se në qytetin e Shën Pjetërburgut ndaluan disa persona të lidhur me shtetin islamik që kishin planifikuar një seri sulmesh vdekjeprurëse në vende publike, përfshirë një sulm kamikaz në Katedralen e Kazanit në qendër të qytetit.

Gjatë operacionit, agjentët rusë të FSB sekuestruan një sasi të madhe eksplozivësh, armësh dhe municionesh.

Top Channel