Njihuni me Killua & Sir-A, një tjetër hyrje e re në “The Top List”

17/12/2017 17:17

“Ndjenja Blu” e Killua është një nga hyrjet hyrjet e reja të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë, i cili renditet në vendin e 100-të.

Po kush është Killua & Sir-A?

Killua & Sir-A, emri i vërtetë i të cilit është Aris Demaj, është një djalë 22-vjeçar. Vetëm një javë më parë, ai ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “Ndjenja Blu”, i cili është një përzierje mes hip-hopit dhe rrymës “Blues”.

Kjo këngë, edhe pse e përzier me nuanca komerciale, brenda saj trajton probleme të shoqërisë shqiptare si për shëmbull: martesat e vajzave që në moshë të re, paragjykimet karshi njerëzve që kanë banuar dhe banojnë në fshatra apo vende malore.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Arisi është shprehur se kjo këngë është ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim së fundmi. Në këtë videoklip nuk shihen makina të shtrenjta dhe femra të zhveshura por ajo tenton të afrojë dëgjuesit drejt teksteve që përcjellin ide dhe të bëjnë të reflektosh disi mbi to.

Përveç këtij projekti muzikor Killua & Sir-A, po punon për dy projekte të reja muzikore, “Cigarxhiu” dhe “Trendeline ne katin e 6” , të cilat sipas këngëtarit, do të sjellin një frymë të re në Hip-Hop.

Këngët e punuara së fundmi mbajnë dy pseudonime të ndryshme që e ndajnë artistin në dy alteregot e tij, të cilat bëjnë ndarjen e këngëve me tekste sociale dhe atyre komerciale.

Top Channel