“El Clasiko” e viteve të fundit ka qenë gjithmonë një klishe’ e rivalitetit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por më 23 dhjetor, futbolli botëror do të përjetojë përveç derbit të famshëm të futbollit spanjoll, edhe një përplasje politike.

Madridi konsiderohet skuadra e mbretërisë që nuk dëshiron të humbasë pjesë, ndërsa Barça është mbështetësja më e flaktë e pavarësisë, me zhvillimet e fundit që do të sjellin vërtet shkëndija.

Disa liderë katalanas po përballen me akuza për tradhti kombëtare pas referendumit për pavarësinë dhe kjo i ka karikuar dukshëm tifozët dhe futbollistët. Në Madrid vuajnë hendekun me kryesuesit por vijnë nga triumfi në botërorin e klubeve. Rekordet e mëparshme e vendosin Zinedin Zidan me 5 fitore kundrejt homologut Valverde, por tani ky i fundit ka armë të barabarta me francezin.

“Nuk mendoj se “El Clasiko” kundër Realit po ndikon për keq te futbollistët. Nuk na shpërqendron nga objektivat”, tha trajneri i Barcelonës.

Nga përplasjet e sezonit të fundit mungon braziliani Neymar, por në “Bernabeu” të dielën që vjen do të jetë një atmosferë elektrizuese, që me të gjitha gjasat, futbollistë do dinë ta përçojnë edhe në fushë, në ndeshjen që askush nuk mund ta parashikojë dot.

Top Channel