Aksident i rëndë në Birmingham, të paktën 6 të vdekur

17/12/2017 10:27

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Birmingham të Anglisë, ku 6 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Disa automjete janë përfshirë në një aksident të tmerrshëm rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.

Policia ka konfirmuar 6 të vdekurit, ndërsa imazhe tronditëse nga aksidenti janë shpërndarë në media.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel