Foto ilustruese

Një punonjës i një firme mirëmbajtje të rrugëve në Tropojë është zhdukur rreth mesditës së të shtunës.

Shtetasi me inicialet G.Z., punonjës i firmës mirëmbajtëse të rrugës mendohet se ka rrëshqitur në ujërat e lumit gjatë pushimit të drekës dhe në momentin që i është afruar rrymës për të mbushur ujë.

Jeleku i punës së 35-vjeçarit është gjetur pranë zonës ku ai ishte shkëputur për të mbushur ujë, çka ka shtuar dyshimet se ai mund të ketë rënë aksidentalisht në lumë.

Policia dhe banorët e zonës kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, kërkime që janë ndërprerë rreth orës 17:30 për shkak të errësirës. Policia njofton se kërkimet do të rifillojnë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Top Channel